Arrin në Kosovë ish-pjesëtari i UÇK-së që ishte arrestuar në Serbi

Prishtinë, 29 prill 2026 – Mit’hat Llozhani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar në Serbi, është liruar nga paraburgimi të mërkurën dhe ka arritur në Kosovë.

Lajmin e ka publikuar avokati Arianit Koci, i cili ishte i angazhuar për mbrojtjen e Kozhanit.

“Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë. Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë. Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci e ka cvilësuar si “mision” të vështirë dhe të rrezikshëm angazhimin e tij për lirimin e Llozhanit nga paraburgimi. Ai ka thënë se këtë “mision” të tij e ka kryer pa kompensim material.

“Ky mision ka qenë i vështirë. I rëndë. E kreva. Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd.  A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi.  Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi. I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës. Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar”, ka shkruarai.

Mit’hat Llozhani ishte arrestuar nga autoritetet serbe në hyrje të Serbisë nga Kroacia. Ai ishte arrestuar në vendkalkimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë në Batrovci, si i dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë.

Llozhani i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e autoriteteve të Serbisë.

(r.m.)

Comment

*