Prishtinë, 29 qershor 2021 – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se të martën ka arritur një tjetër kontingjent me 106,470 vaksina kundër koronavirusit, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se vaksinimi masiv i qytetarëve do të vazhdojë me ritëmmë të lartë gjatë ditëve në vijim.
“Kontingjenti i radhës me vaksinat e kontraktuara me Pfizer, ka mbërritur sot në Kosovë. Ditët në vijim, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova”, ka shkruar Vitia.
Aikathënë se këto dhe vaksinat që do të vijnë “d0 të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”.
Të hënën, më 28 qershor, Kosova e ka pranuar kontigjentin e parë të vaksinave të blera nga “Pfizer”.
Të dyja kontingjentet janë rezultat i marrëveshjes për blerejen e më shumë se 1 milion dozave, të arritur me kompaninë amerikane “Pfizer”.
(r.m.)