ARRITJET E LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË UASHINGTON

Nën udhëheqjen e aktivistëve legjendarë kombëtarë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në Festën vjetore të Çmimeve për Politikë-bërje Shtetërore të Ish-Anëtarëve të Kongresit (FMC/IAK) në Uashington, DC, ku ish-anëtarët takohen me anëtarët aktualë, ndajnë përvojat dhe u japin këshilla senatorëve dhe kongresistëve të rinj.

Neve na u bashkuan edhe anëtarët e Komitetit Këshillimor Ndërkombëtar të Ligës Qytetare me seli në Kanadë dhe Gjermani.

Me këtë rast dypartiak, IAK (Ish Anëtarët e Kongresit) nderuan senatorët amerikanë Cory Booker (demokrat) dhe Todd Young (republikan), si dhe kongresistët amerikanë Ed Case (demokrat) dhe Young Kim (republikane).

Ishte frymëzuese të dëgjohen perspektivat aktuale rreth aftësisë së politikë bërjes së shtetit dhe paanshmërisë partiake nga udhëheqësit e të dyja partive politike.

Me rëndësi të veçantë për Ligën Qytetare ishin takimet e veçanta me senatorë dhe kongresistë amerikanë në zyrat e tyre para dhe pas ngjarjes së IAK në mbrëmjen e 20 majit, përfshirë senatorin Cory Booker, kongresistin Mike Lawler dhe stafin e lartë të kongresistit George Latimer.

Temat kryesore të të gjitha takimeve tona në Uashington ishin forcimi dhe mbrojtja e shtetit të Kosovës, bashkëpunimi më i thellë me Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit, si dhe përballja me agresionin serb kundër Kosovës dhe destabilizimi i rajonit.

Puna e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington vazhdon me profesionalizëm dhe përkushtim.

Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit e LQShA

Agim Aliçkaj, Drejtori Ekzekutiv i LQShA

Comment

*