Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit: Unë jam në Gjermani. Ai m’i vodhi dokumentet

Prishtinë, 18 korrik 2024 – Policia e Serbisë njoftoi se i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe për plagosjen e një tjetri në Loznicë është Artan Hajrizi, pasaporta e të cilit është gjetuer në vendin e ngjarjes.

Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës parfa rreth dy javësh.

Artani është paraqitur vetë në stacionin policor në Gjermani, për të dëshmuar se nuk ka asnjë lidhje me rastin e vrasjes së policit në Serbi. Ai ka thënë se vëllai i tij, Fatoni, ka qëndruar dy ditë tek shtëpia e tij dhe ia ka vjedhur dokumentet e tij personale.

“M’i ka marrë dokumentet. Kjo ka ndodhur para dy ditësh. Dy ditë ka qëndruar dhe është larguar. Unë jam në Gjermani, me tesha të punës dhe s’kam bërë asgjë. Shkurt, m’i ka vjedhur dokumentet”, ka thënë Artan Hajrizi, në një bisedë përmes aplikacionit WhatsApp.

I pyetur se a i ka thënë ndonjë gjë Faton Hajrizi gjatë qëndrimit tek ai, Artani është distancuar nga i vëllai.

“Hiç kurrgjë. S’më intereson”, ka thënë ai.

Telegrafi raporton se gjatë bisedës Artani ka qenë me rroba të punës në stacion policer në Gjermani, por nuk ka saktësuar se në cilin qytet apo vendbanim gjendet ai.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55. Dy zyrtarët policorë, të cilët kanë qenë duke i kontrolluar veturat në një pikë kontrolli para kafenesë ‘Lipniçka Noç’, e kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Mercedes’, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. Njëri prej tyre, i cili ka qenë udhëtar, ka dalë nga vetura, ka shtënë me revole, duke e qëlluar në gjoks zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq dhe në shpatull zyrtarin policor Vjekosllav Iliq. Pas të shtënave, autori ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lloznicës. Kërsmanoviq nuk u ka përballuar plagëve të marra, ndërsa Iliq është në gjendje shëndetësore stabile.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një dokument gjerman identifikimi. Pasaporta është e shtetasit kososovar Artan Hajrizi, i lindur në vitin 1991.

(r.m.)