Prishtinë, 28 prill 2025 – Asnjë lëvizje përpara në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Dy kampet politike, pozita dhe opozita, mbeten në tëe njëjtat pozicione.
Edhe të dielën, në seancën që zgjati rreth një çerek ore, Lëvizja Vetëvendosje e propozoi për herë të katërt të njëjtën kandidate për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, e cila as këtë herë nuk i fitoi me shumë së 57 vota.
Tri partitë shqiptare të renditura pas Vetëvendosjes (Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) e kundërshtojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut me prtetkest se ajo është nuk është një figurë “unifikuese” ose “përfaqësuese” e Kuvendit si institucion përfaqësues i popullit të Kosovës.
Por, beteja për kryetarin e Kuvendit, i cili gjithsesi propozohet nga partia më e madhe në Kuvend, është vetën një matje e forcave të të dyja kampeve para betejës së vërtetë, asaj për formimin e qeverisë së re.
Sipas votimit për kryetar të kuvendit, asnjëra palë nuk do të arrijë të krijojë shunmicën e nevojshme për formimin e qeverisë, përveç se nëse nuk do të ketë lëvizje nga njëri kamp në tjetrin, të njohur me etiketat “trafikim”, “kontrabandim”, “shit-blerje”, etj.
Në këtë situatë, në pozicionin më komod janë deputetët e komuniteteve joserbe dhe ata të Listës Serbe, partisë që kontrollohet nga Beogradi.
Të parët janë aty, në zonën midis dy kampeve, kryesisht të gashëm për t’iu bashkuar cilitdo kamp, pavarësisht preferencave eventuale.
Të dytët vazhdojnë të qëndrojnë si indiferentë dhe të presin ndoshta një rast të artë për të forcuar pozicionin e tyre në skenën politike të Kosovës, shtetit që nuk e njohin.
Të martën do të shihet nëse midis dy kampeve politike brenda Kuvendit do të ketë ndonjë lëvizje drejt zgjidhjes së nyjes së parë, zgjedhjen e krytarit të Kuvendit.
Pa konstituimin e Kuvendit nuk mund t’i hapet rrugë as shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ato po përmenden gjithnjë e shumë nga të dyja kampet, vetëmsa për të trerguar “muskujt” para një përballjeje elektorale eventuale, gjithsesi të padëshirueshme për asnjërën palë.
(Ramadan Muçolli)