Tiranë, 23 prill 2026 – Kryesitë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) kanë shprehur vlerësime superiore për Akademik Rexhep Qosjen, i cili ka ndërruar jetë sot, në moshën 89 vjeçare.
Në një mesazh publik ngushëllimi për familjen e Qosjes, kryesitë e dy akademive e vlerësuan Akademik Qosjen një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar.
“Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar”, thuhet në mesazh.
“Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare”, thuhet më tutje në mesazh.
Kryesitë e ASHAK dhe ASHSH u shprehin ngushëllime familjes Qosja, duke e rerspektuar plotësisht dѱshirën e tyre për privatësi.
“Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne”, thuhet në mesazhin e nënshkruar nga kryetarët e dy akademive: Justina Shiroka – Pula dhe Skënder Gjinushi.
Mesazhi i plotë:
Ngushëllim publik
Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar i ASHAK dhe anëtar nderi i ASHSH-së, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar
Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.
Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.
Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.
Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne.
Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë.
(r.m.)


Akademik Rexhep Qosja ishte dhe mbetet personaliteti me i madh i historise se leteresis,kritikes letare,shkrimeve letrare dhe poelitikes shqiptare, kendej dhe andej Drini. Por edhe jashte kufive te trojeve etrnike shqiptare ne diasporen e ngulitjet shqiptare.Ky vigan mbulloi dy shekujt e fundin, jemi te deshiruar qe, shkulli e tanishem 21, te na demantojej kete qe u tha me pare. Te lind nje personalitet qe tejklaon nivelin dhe madheshtine e Akademik Rexhep Qosjes.
Ishte jo i vetmi,por bashke me Adem Demaçin,personalitet qe nuk i hiken kurre te vertetes dhe te drjetes.Pamvaresisht rrethanave dhe kushte,persoanlitetin apo kohen dhe ngjarjet per dhe ne te cilat shkruanin,apo flisnin.Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja kishin veçanti te vertetn dhe te drejten.Mu per kete shume, nga personalitetet dhe intelektualet e krijuesit, por edhe lexuesit, Mjerisht, mu per kete nuk kishin respekt te nivelet perkates me keto dy personalitete.Kjo na bene te mendojme, a mos shumices nga ne, na pengon e drejta dhe e verteta e then dhe e shkruar!?