Hagë, 16 shtator 2026 – Avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson, e ka cilësuar “ditë të keqe” për Kosovën si edhe për drejtësinë ditën e sotme.
“Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar ai pas shpalljes së aktgjhykimit gjykues ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit de Rexhep Selimit.
Dikson ka thënë se, gjatë procesit gjyqësor, ka pasur mungesë të dëshmive lidhur me akuzat e Dhomës së Prokurorisë së Specializuar. Ai ka thënë se mbrojtja do të reagojë ndaj aktgjykimit, duke analizuar procedurat që mund të ndërmerren më tej.
“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur”, ka thënë ai.
Avokati Dikson ka thënë gjithashtu se mbrojtja nuk është e kënaqur as me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me dëshmitë e paraqitura.
“Nuk jemi të kënaqur me krejt këtë mënyrë se si është trajtuar dhe me dëshmitë që janë paraqitur”, është shprehur ai.
Dikson ka thënë se do ta shqyrtojë me shumë kujdes aktgjykimin, në mënyrë që të dëshmohet pafajësia e Veselit.
(r.m.)