Avokati: Vuçiq i ka kryer disa vepra të rënda penale në Miami

Beograd, 5 maj 2025 – Avokati serb Nikolla Lakiq ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Majami, i ka kryer disa vepra të rënda penale. Ai ka thënë se Vuçiq mund të dënohet në SHBA deri me 20 vjet burgim, në rast se ndaj tij do të fillojë një hetim lidhur me këto vepra.

Avokati Lakiq ka shpjeguar se në Florida janë mbajtur njëkohësisht dy ngjarje të ngjashme të organizuara nga Komiteti i Partisë Republikane: njëri është mbajtur në resortin e Presidentit Donald Trump në MAR-a-Lago, ku ka marrë pjesë edhe vetë Trump, dhe tjetri është mbajtur në restorantin francez të kuzhinës Le Bilboquet, ku ka marrë pjesë zëvendëspresidenti JD Vance.

“RNC SPRING GALA, në të cilat Vuçiq kishte planifikuar të merrte pjesë, janë ngjarje donatore të organizuara nga Partia Republikane, me qëllim të mbledhjes së fondeve për aktivitetet politike të partisë. Për të marrë pjesë në to duhet paguar nga 45,000 dollarë në 1,000,000 dollarë për person. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla si edhe financimi përmes donacioneve apo pjesëmarrja e është e rezervuar ekskluzivisht për shtetasit amerikanë, për shkak se shtetasve të huaj u ndalohet rreptësisht financimi i aktiviteteve politike në SHBA, qoftë drejtpërdrejt aapo përmes ndërmjetësve, siç ka vepruar Aleksandar Vuçiqi. Nëse janë të vërteta pretendimet se ai e ka bërë atë pagesë nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ka tentuar të marrë pjesë në këto ngjarje me identitet të rremë, atëherë ai ka kryer një sërë veprash të rënda penale”, ka thënë avokati.

Ai ka thënë se Vuçiqi i ka shkelur dispozitat e dy ligjeve federale të SHBA-së.

“Kështu, ai i ka shkelur dispozitat e AKTIT FEDERAL TË FUSHATËS ZGJEDHORE-FECA, i cili parashikon tri vepra penale në këtë rast: Shkelje e ndalimit të kontributeve të huaja (ndalimi i shtetasve, organizatave apo qeverive të huaja që të financojnë aktivitete politike në SHBA), si dhe Pastrim Parash dhe Komplot sepse nëpërmjet ndërmjetësit ka bërë pagesë për Komitetin Kombëtar të Partisë Republikane për të marrë pjesë në këto ngjarje. Ai i ka shkelur gjithashtu dispozitat e ligjit FARA, sepse nuk është regjistruar si agjent i huaj me ndikim në rastin konkret i cili ka dashur qëc përmes financimit dhe pjesëmarrjes të ndikojë në aktivitetet elektorale dhe politike në SHBA”, ka shpjeguar Lakiq.

Sipas këtij acvokati, është plotësisht e sigurt se Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA, përveç veprave të rënda penale, ka shkaktuar edhe një sërë skandalesh diplomatike, prandaj ai është person lehtësisht i shantazhueshëm.

“Vuçiq tani është person i shantazhueshë, veprat penale të të cilit mund të falen nëse ai u shërben interesave të huaja dhe vazhdon ta shkatërrojë Serbinë sa më shpejt, sa më të fort dhe sa më mirë dhe të shesë burimet dhe resusrset e saj natyrore. Ai tani është një problem i madh për shtetin e Serbisë dhe për qytetarët e saj, sepse midis Serbisë dhe lirisë së tij dhe akuzave eventuale nga SHBA, ai do të zgjedhë ta ruajë vetëm veten e tij”, ka thënë ai.

Lakiq ka thënë se të gjitha deklaratat e mëvonshme të Vuçiqit mbi gjendjen e tij shëndetësore kishin qëllim të vetëm mbulimin e veprave penale dhe skandaleve diplomatike që i ka shkaktuar ai në SHBA.

Para se të kapej duke hyrë me identitet të rremë në darkën e donatorëve të Partisë Republikane në Florida, Vuçiq kishte deklaruar se do t’i kishte dy takime me Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit dhe Partisë Republikane të SHBA-së.

Më 3 maj, mediet proqeveritare në Serbi raportuan se Presidentit Vuçiq i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore, prandaj është kthyer menjëherë në Serbi.

(r.m.)

Comment

*