Kodi i sjelljes përplasi në debat kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në seancën plenare të Kuvendit
Basha tha se kopertura është një shpenzim kriminal i parave të taksapagusve të OSBE në një Kuvend që sipas tij sot që flasim në ulëset e tij kriminelë.
Basha: Është pirgu i letrave që na keni vënë përpara, një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, harxhim kriminal i parave të taksapaguesve të OSBE, ja kam thënë ambasadorit paraardhës, do ja them dhe këtij të riut.
Nuk është gjë tjetër vetëm një koperturë në një kuvend që ka një problem që ka ekzistuar dhe para 2013 por ka marrë dimensione botërore pas 2013.
Në këtë kuvend ka kriminelë, ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së piolicisë së shtetit, në kartelat e Europol, Interpol, FBI, DEA.
Kriminelë të ulur këtu. Ka dhe bedelë të organizatave kriminale në kuptimin e Konventës së Palermos jo në kuptimin e retorikës politike, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale edhe sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë. Pastroni sallën këtu, deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos në tualete sesa kjo.
oranews
###
Replika të forta në parlament pas deklaratave të deputetes së PD-së Grida Duma. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nxori rregulloren dhe Kushtetutën në foltoren e parlamentit dhe tha se kushdo që do t’i shkelë do të marrë ndëshkimin që parashikohet. Ai i cilësoi helm deklaratat e Dumës.
“Në këtë sallë kushdo që do t’i shkelë do të marrë ndëshkimin që parashikon secila prej tyre. Parimi themelor që ju nuk po e respektoni është e drejta e fjalës së gjithsecilit. Sa kohë do duhet të durojë ky parlament që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush tjetër. Ky është parimi themelor i parlament.
Zonja ka një problem shumë të madh me veten që sa herë flet fyen. Do i bëj thirrje megjithatë të tolerojmë sa herë të kemi mundësi. Keqardhje e madhe që një zonjë vjen këtu dhe derdh helmin që në pikë të mëngjesit. Ua qaj hallin zoti Basha. Por asnjë nga këto nuk është statuti i PD-së, me statutin e PD-së nuk merremi. Me këto tre libra harroni se ndonjë prej jush mund ta shkelë dhe nuk do merrni ndëshkimin. Vetëm kështu ata baballarët e këtij sistemi politik që kemi zgjedhur, këto libra ruajnë rregullat. Kushtetuta ruan shtetin. Në rast se në këtë sallë do merret fjala pa ta dhënë nuk quhet më Kuvend”, tha Balla duke i kërkuar kryetares së Parlamentit të mos lejojë të flasin deputetë pa leje.
Ndërkohë që në replikë, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se maxhoranca nuk pyet për ligj e as për Kushtetutë dhe se është gati t’i vërë flakën dhe parlamentit e vendit për hallin e saj.
Në replikë ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka e cila kërkoi në parlament nga deputetët të kenë kujdes në respektimin e kodit të sjelljes, kryedemokrati Lulzim Basha bëri akuzën e fortë ndërsa tha se në Kuvend nga kriminelë e anëtarë të krimit të organizuar.
“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, është një harxhim kriminal i parave të taksa paguesve të OSBE. Pse? Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një koperturë që ju doni të hidhini mbi një kuvend. Këtu në kuvend ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e europolit, të FBI, të DEA-s ka edhe bedelë të organizatave kriminale dhe këtu pas ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ndaj zonjave, tash 8 vite pa u hyrë gjemb në këmbë.
Ndaj nëse do kishte proporcionalitet s’mund të na bëni ju moral, minimalja është të votoni vetingun në politikë deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se sa kjo këtu. Kur të nisni me sanksione, ai këtu s’duhet ë vijë më fare me ato që ka nxjerr nga goja. ndaj matini fjalët, se po vareni si parti e kriminalizuar në palc. – u shpreh Basha.
Nënkryetarja e PD-së dhe deputetja Grida Duma e cilësoi një luftë llojesh jo civilizimesh, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në parlament. Teksa iu tha deputetëve të maxhorancës se nuk ekzistojnë, Duma theksoi se Rama i përçmon sa herë flasin.
Sipas saj, buxheti është mjeran, si në mesjetë dhe si krekosja e gjelit majë plehut.
“Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut.
Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur.
Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është.
Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju. Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global.
Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Shkoja në një shkollë të rrënuar nga tërmeti pak, të prishur për të bërë një tjetër me tender. jemi mësuar me të keqen në këtë vend. Po prisja autobusin që çonte fëmijët në një shkollë tjetër se kjo shkolla e fshatit ishte prishur. Nënat që prisnin tek autobusi dhe unë po prisja me një grua që nuk dukej të ishte shumë e varfër. Zbritën fëmijët nga autobusi, njëri prej tyre i shkonte pas, ishte djali i saj. Nëna më tregonte peripecitë për ta çuar dhe marrë. Ai fëmija e ndiqte pas dhe i thoshte o ma 1000 lekëshin, ajo nuk i kthente përgjigje. U largova dhe i thashë pse ta kërkon. Tha nuk dua ta mësoj të marrë borxh, se i ka marrë shokëve 1000 lekë. Nuk kam, nuk më del, kam tre fëmijë. Vetëm burri punon në ndërtim e gati është më thotë ika jashtë dhe pastaj më ikën djali se filloi të pinte hashash.
Ky shtet i cili ka buxhete nuk arrin dot të bëjë tre gjëra bashkë që produktin që është qumështi, patatja, qepa, ta marrë dhe ta çojë në ca shkolla. Flisni për fëmijët, keni një buxhet 0.7 euro për çdo fëmijë. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz, ka ikur në një qytet tjetër dhe as bonusi i qirasë nuk i paguhet.
Ju flisni për civilizim, kjo është luftë llojesh, jo civilizimesh”.
balkanweb