Prishtinë, 30 gusht 2021 – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje gjithë përgjegjësve të angazhohen më tepër për të zbuluar fatin e personave të zhdukur në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ne kujtojmë të gjithë të pagjeturit në Kosovë. Fatkeqësisht, shumë vite pas konfliktit, ende nuk dihet për fatin e personave të zhdukur. Ne u bëjmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të rrisin angazhimin për të vënë dritë në fatin e personave të zhdukur! Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbron të drejtën që të zhdukurit të mos harrohen si dhe të drejtën që familjet e tyre ta dinë të vërtetën!”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kjo deklaratë u lëshua me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
Në Kosovë vazhdojnë të mbetet i pandriçuar fati i 1639 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë, por ka edhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Serbinë për mungesë vullneti për të ndriçuar fatin e të zhdukurve.
(r.m.)