BE: Çdo veprim kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të BeH do të ketë pasoja të rënda

Bruksel, 11 qershor 2024 – Bashkimi Evropian tha të martën se çdo veprim kundër sovraniteti, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe identiteti ndërkombëtar të Bosnjës e Hercegovinës (BeH) do të ketë pasoja.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar deklaratën e miratuar nga “Kuverndi Gjithëserb”, tha se Brukseli “pret që liderët e Ballkanit Perëndimor të mbështesin parimet dhe vlerat në të cilat mbështet BE-ja.”

“Ne presim që liderët politikë të vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, si edhe për parimet dhe vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian”, tha Stano në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Të shtunën, në kuadrin e “Kuvendit Gjithëserb”, qeveritë e Serbisë dhe Republikës Sërpska e miratuan një deklaratë në të cilën thuhet se populli serb është “një entitet i vetëm unik”.

Në deklaratë, Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, ndërsa çështja e territorit të Republikës Sërpska konsiderohet si çështje e këtij entiteti dhe jo e Federatës së Bosnjës e Hercegorinës.

Deklarata, e cila bazohet në projektin politik për krijimin e “botës serbe”, njëjtë sikurse projekti “bota ruse”, synon krijimin e entitetit etnik serb në te gjitha hapësirat ku jetojnë serbët. Në shtetet fqinje të Serbisë ku jetojnë serbë ky projekt konsiderohet si shprehje e ringjalljes së aspiratave hegjemoniste të Serbisë.

(r.m.)