Prishtinë, 5 dhjetotr 2025 – Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovës e vlerësoi dorëzimin e pushtetit pa probleme në katër komunat në veri në Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan.
Në një postim në faqen në Facebook, ajo e cilëspi këtë si “hap të rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”.
“Sot kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave morën detyrën në 20 komuna të Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin pa probleme të qeverisjes komunale, duke përfshirë edhe 4 komunat veriore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Kosovë.
Kryetarët shqiptarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut sot ua kanë dorëzuar detyrën kryetarëve të rinj, të zgjedhur në zgjedfhjet lokale të 12 tetorit.
Milan Radojeviq e mori detyrën e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Dragisha Miloviq detyrën e kryetarit të Zveçanit, Milosh Peroviq detyrën e kryetarit të Zubin-Potokut dhe Zoran Todiqi detyrën e kryetarit të Leposaviqit,
Kryetarët e rinj, të gjithë përfaqësues të Listës Serbe, kanë dhënë betimin në sallat e kuvendeve komunale në të cilat ishin të vendosura simbolet shtetërore të Kosovës.
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se gjithçka është zhvilluar në rregull dhe në përputhje me dispozitat nga Kushtetuta e Kosovës në konstituimet e kuvendeve komunale.
“ Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
(r.m.)