BE-ja dhe SHBA-ja reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiqit për devijimin e rrjedhës së Ibrit

Prishtinë, 11 gusht 2026 – Bashkimi Evropian ka thënë se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të shmangen.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian më 11 gusht.

“Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit reagoi lidhur me këtë çështje, duke i thënë Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se ka angazhuar ekspertë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit në territorin e Serbisë.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra në Kosovë si edhe Shqipëri, duke shkaktuar edhe pwrplasje publike mes Tiranës e Beogradit.

Komisioni Evropian rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.

Lumi Ibër, i gjatë rreth 270 kilometra, buron në territorin e Malit të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë dhe nëpër territorin e Kosovës dhe prapë kalon nëpër territorin e Serbisë. Në rrjedhën që kalon nëpër Kosovë është ndërtuar Liqeni i Ujmanit. Dy të tretat e sipërfaqës së këtij liqeni gjenden në territorin e Kosovës. Nga liqen furnizohen me ujë shtatë komuna të Kosovës, përdoret për ujitje të tokave bujqësore dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq.

Devijimi i rrjedhës së këtij lumi do të binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare. Konventa e Kombeve të Bashkuara për përdorimin jo-navigacional të ujërave ndërkombëtare e rregullon çështjen e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare.

(r.m.)