BE-ja e mirëpret transferimin e qetë të pushtetit lokal në komunat veriore të Kosovës

Prishtinë, 8 dhjetor 2025 – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës njoftoi se ambasadori Avio Orav është takuar të hënën në Zveçan me kryetarët e rinj të katër komunave veriore të Kosovës (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok).

Në njoftim thuhet se Orav e ka mirëpritur transferimin e qetë dhe në përputhje me ligjin e Kosovës pushtetit lokal në këto katër komuna dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të procesit demokratik në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ambasadori Orav ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për komunitetet joshumicë në Kosovë dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim konstruktiv midis autoriteteve lokale dhe qendrore.

“Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave veriore të mbajtur sot në Zveçan, Ambasadori i BE-së Orav, mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e  Kosovës. Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e  BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryetarët e rinj të katër komunave veriore të Kosovës janë anëtarë të Listës Serbe. Ceremonitë e dhënies së betimit dhe pranimit të detyrve u zhvilluan në përputhje të plotë me Ligjin për Pushtetin Lokal të Kosovës.

(r.m.)