Bruksel, 12 shkurt 2026 – Bashkimi Evropian e ka mirëpritur formimin e institucioneve të reja shtetërore në Kosovë.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Kaja Kallas, përmes një postimi në platformën X, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
“Pas më shumë se një viti bllokim politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!” ka shkruar ajo.
Kallas ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të reformave për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe për përfitime nga Plani i Rrritjes i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Tani është er rëndësishme që 0Kosova] të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej qindra miliona eurove dhe të ketë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.
Kallas ka thënë se tani është krijuar momentumi për avancimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Ajo ka shprehur gatishmërinë që shumë shpejt të organizojë një takim të nivelit të lartë mes dy vendeve.
“Ky është një momentum i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar Kallas.
Kryeministrin Kurti e ka uruar edhe Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos. Edhe ajo e ka theksuar nevojën për reforma dhe për përfitime nga Plani i Rritjes.
“Lajme të mira nga Prishtina sot. Kuvendi është konstituuar. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Abin Kurti
Tani fokusi mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe në sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Marta Kos në platformën X.
Konnstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re të Kosovës e kanë përshëndetur edhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, etj.
(r.m.)