Begaj e autorizoi Ramën për nënshkrimin e Kartës së Bordit të Paqes

Tiranë, 22 janar 2026 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka autorizuar sot Kryeministrin Edi Rama ta nënshkruajë marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes. “Në mbështetje të nenit 92 shkronja “࡙ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 pika 2 si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit 43/2016 ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Repunlikën e Shqipërisë i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Repubublikës së Shqipërisë, pqër nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri z. Edi Rama, në Kartën e Bortditt ë Paqes, miratuar në parim me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026 të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet pqër lëshimin e plotëfuqishmërisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara me këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit”, thuhet në autorizimin e Presidentit Begaj.

 

Bordi i Paqes u themelua me iniciativë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Karta e themelimit të Bordit të paqes u nënshkrua në një ceremoni solemne në Davos të Zvicrës. Përveç Trumpit, kartën e themelimit e nënshkruan liderët e 19 vendeve të botës. Mes nënshkruesve ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte e vetmja grua pjesëmarrëse në ceremony mes liderëve të mbi 30 vendeve të botës.

Presidenti Trump, si kryesues i Bordit, i ka bërë ftesë edhe Shqipërisë që të bëhet anëta\re themeluese e Bordit të Paqes, që ka qëllim promovimin e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetir në vendet dhe territoret të përfshira në konflikte të armatosura.

(r.m.)