Begaj: NATO dhe SHBA e shpëtuan Kosovën dhe e krijuan një kornizë të re të sigurisë për gjithë rajonin

Tiranë, 24 mars 2024 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përkujtuar 25 vjetorin e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës.

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Begaj e Ka cilësuar këtë akt të NATO-S SI “akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit” dhe i ka falenderuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit, NATO! Faleminderit, SHBA!

25 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.

Sot ne përkujtojmë një ngjarje me rëndësi historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtë kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.

Urtësia politike, largpamësia strategjike dhe vendosmëria e Aleancës për të mos qëndruar indiferente ndaj spastrimit etnik dhe dhunës jo vetëm e shpëtuan Kosovën, por krijuan një kornizë të re të sigurisë për të gjithë rajonin”, shprehet Begaj.

(r.m.)

One Response to “Begaj: NATO dhe SHBA e shpëtuan Kosovën dhe e krijuan një kornizë të re të sigurisë për gjithë rajonin”

Read below or add a comment...

Trackbacks

  1. URL says:

    … [Trackback]

    […] There you will find 9743 more Infos: illyria.com/begaj-nato-dhe-shba-e-shpetuan-kosoven-dhe-e-krijuan-nje-kornize-te-re-te-sigurise-per-gjithe-rajonin/ […]