Begaj uron besimtarët katolikë: Fryma e Pashkëve përcjell shpresë e dashuri

Tiranë, 9 prill 2023 – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Në urimin e tij, të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Begaj ka theksuar se Pashkët përcjellin frymë shprese, dashurie dhe jete të gëzueshme.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë! Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme që frymë e Pashkëve përcjell bekoftë jetën tuaj!”, ka shkruar Begaj.

(r.m.)