Berisha: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Tiranë, 4 korrik 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcolli një mesazh urimi për qytetarët amerikanë, qeverinë e SHBA-së dhe presidentin Donald Trump.

Ai theksoi rolin historik të Amerikës në përkrahje të lirive dhe të drejtave të kombeve, duke vënë theksin në mbëshetjen e kombit shqiptar.

“Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërës, dhe për lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin e këtij vendi, Donald Trump”, tha Berisha, gjatë një konference për medie.

Ai e cilësoi si “fitore epike” fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të Iranit, tw cilin e quajti “regjim obsukurantist”.

“SHBA-të e kremtojnë këtë përvjetor pas një fitorje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të ajatollahëve, fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane”, u shpreh Berisha.

“Ata të cilët nuk i kanë kuptuar përmasat e kësaj fitorje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë njienja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e ajatollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

(r.m.)

Comment

*