Mesazh video në fejsbuk nga dy herë-ish preisdenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha
Knid Ndrenika
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/404429911101413
Me një video të postuar në profilin e tij në fejsbuk dy herë-ish presidenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha i thotë kryeministrit Edi Rama se mund ta shesë dhe blejë kryetarin demokrat Lulzim Basha, por kurrë Partinë Demokratike.
Videoja e zotit Berisha tregon deklarimin e tij në në sheshin përpara ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit ku hyri për herë të parë si i përjashtuar nga PD-ja prej kryetarit Basha të premten.
“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën. Por, kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë”-dëgjohet të thotë Berisha.
Ai thotë gjithashtu se “kjo është përfundimtare” dhe “Edi Rama, je i pashpresë!”-, ndërkohë që pamjet tregojnë tubimet e shkuara zgjedhore.
Po atë ditë në 10 shtator përpara seancës konstituive, zoti Berisha tha se “emergjenca është kjo: Partia Demokratike do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin dhe statutshmërinë e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha”.
“Vendimi, kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë”-tha ai.
Zoti Basha u përgjigj pas seancës ku u zgjodh socialistja Lindita Nikolla kryetare e Kuvendit se “dhimbja për vendimin e detyruar është dyfishuar nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha”.
“Shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm regjimi i Edi Ramës”-tha ai.
Kryetari Lulzim Basha përjashtoi nga grupi i deputetëve Berishën derisa të sqarohet shpallja e zotit Berisha person “i padëshiruar” (“Non Grata”) bashkë me familjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zoti Basha në deklaratë mbrëmjen e së enjtes tha se përjashtimi i zotit Berisha ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.
Për zotin Basha, vetë ish-kryetari Berisha ka ndërmarrë padi në Gjykatën Korrektuese të Parisit duke mos e përfshirë Partinë Demokratike dhe grupin e deputetëve.
“Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”-tha ai mbrëmjen e vonë të 9 shtatorit.
Pas Berishes duhet t’ baskangjiten edhe disa veprimtare te PD k olones se ecjes dhe clirimit te PD-s, qe te mundesohet ecja perpara kah e mire,duke u shkeputur keshtu nga shemtia e kaosi 30 vjecar.