Prishtinë, 16 gusht 2026 – Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për krizën politike në Kosovë.
Ai ka thënë se LVV po synon ta marrë nën kontroll institucionin e presidentit të vendit dhe është zotuar se opozita nuk do të lejojë që LVV ta shndërrojë Republikën e Kosovësn ë parti-shtet.
“Presidentin nuk do ta marrë pa pasur një pozicion konsesnsual, pa marrë parasysh kush çfarë pozicioni ka për shkak se ajo është një figurë që duhet të reflektojë unitetin dhe jo partinë. Ne do të punojmë që të pengojmë kthimin e Republikës së Kosovës në parti-shtet”, deklaroi Tahiri të dielën.
Tahiri i ka cilësuar të pasinqerta thirrjet e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për një marrëveshje politike për pozitën e president it. Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet para konstituimit të Kuvendit.
“Qysh mundet me pasë marrëveshje politike kur nuk ka Kuvend të konstituuar. Mbi çfarë logjike mund të arrihet një marrëveshje politike, kur neve na u ka parandalua hyrja në Kuvend dhe Kuvendi nuk ekziston i konstituar, mbi çfarë baze”, tha ai.
Tahiri e akuzoi Kurtin për shkelje të të gjitha dispozitave ligjore e kushtetuese të republikës.
“Kjo që po ndodh me urdhër të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit, pa asnjë dyshim, është zaptim i rendit demokratik, është shkejlje flagrante e të gjitha dispozitave dhe normave që e rregullojnë funksionimin e shtetit ku sundon ligji”, theksoi ai.
Tahiri e bëri këtë deklaratë në holin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës shkuan edhe të dielën në Kuvend, në pritje të vazhdimit të seancës konstituive, por i gjetën të mbyllura dyert e sallës së seancave plenare.
Administrata e Kuvendit e hoqi pëgjegjësinë për mbylljen e dyerve të sallës. Ajo tha se nuk kishte pranuar njoftim zyrtar se sot, më 16 gusht, do të mbahej ndonjë seancë e Kuvendit.
“Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative, teknike dhe logjistike për organizimin e një seance të tillë”, tha administrata.
Ajo theksoi se nuk mund të trajtohet si subjekt me qëndrim politik lidhur me iniciativat e deputetëve apo të grupeve parlamentare.
“Administrata ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat përkatëse, duke ofruar mbështetje profesionale dhe të barabartë për të gjithë deputetët. Me komunikimin zyrtar për mbajtjen e një seance, Administrata e Kuvendit do të ndërmarrë veprimet përkatëse dhe do të sigurojë mbështetjen administrative, teknike dhe logjistike në kuadër të kompetencave të saj”, tha administrate e Kuvenditt ë Kosovës.
(r.m.)