BESO TE DIASPORA: Koha për një Konsullatë me shërbim të plotë në Detroit

Sikunder eshtë bere gjeresisht e njohur ne komunitet, organizata BESO TE DIASPORA ka ndermarre iniciativen per hapjen e konsullates me sherbim te plote te Republikes se Shqiperise, ne zonen Metropolitane te Detroitit, ne shtetin e Michiganit.
Ne preludin e kesaj ndermarrjeje, u pregatit një pakete cilesore dokumentash qe u postua ne Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, nepermjet Sherbimit Postar te Shteteve te Bashkuara. Kopje te paketes ju dërguan me e-mail edhe institucioneve te tjera të shtetit shqiptar, duke perfshire Presidencen, Kryeministrine, komisionin parlamentar per Evropen dhe Punet e Jashtme dhe ambasadorin e Republikës se Shqiperise në Washington D.C.
Me kete rast falenderojme te gjithe ata, qe ndihmuan ne kete proces. Nuk mund te rrime pa permendur konsullin e nderit, liderat e te gjithe komuniteteve fetare, kryetaret dhe bordet e gjithe organizatave me veprimtari te spikatur ne komunitet, pronaret e bizneseve shqiptare, dhe mbi te gjitha masen e njerezve te nje gjaku e gjuhe, qe nenshkruan peticionin. Mirenjohje per te gjithe ju!
Realizmi i nje nisme te tille, kerkon perkushtim dhe mund te themi qe per ta pregatitur eshte punuar jashtezakonisht shume, duke sakrifikuar kohe, energji dhe nerva. Mjafton te themi qe vetem pjesa qe permban kerkesen, deklaratat dhe listimin e bizneseve qe e mbeshtesin iniciativen perben nje dokument prej 44 faqesh. Pjesa tjeter e paketes perbehet nga listat e anetareve te komunitetit qe kane nenshkruar on-line ose ne person. Ne dokumentat e pregatitura ne cdo rast eshte mbrojtur privatesia personale e cdo individi, si ne paketen fizike ashtu edhe ne kopjen elektronike qe u eshte derguar institucioneve shqiptare.
I rendisim sa me siper, sepse duam te jemi te sinqerte dhe te drejtperdrejte; paketen derguar autoriteteve shqiptare e kemi pregatitur sipas tradites dhe menyres Amerikane, ku e drejta per ti derguar qeveritareve nje “peticion qe korrigjon ankesat”, eshte e drejte sublime garantuar nga amendamenti i pare i kushtetutes se Shteteve te Bashkuara dhe se bashku me kater te drejtat e tjera rreshtuar ne te njejtin amendament, perbejne shtyllat demokratike e morale mbi te cilat mbahet kombi ku kemi zgjedhur te jetojme.
Tashme “topi” proverbial ndodhet ne fushen e qeveritareve ne Tirane, dhe ata duhet te veprojne shpejt. Urojme qe pergjigjia e tyre te jete pozitive, duke patur parasysh nevojen ngjethese te komunitetit shqiptar prej mbi 200,000 njerezish ne Michigan per hapjen nje konsullate me sherbim te plote, veprim qe nuk do na sherbeje thjesht vetem ne, por edhe bashkekombasve tane qe ndodhen ne shtetet e tjere te Perendimit te Mesem (Midwest) sikunder dhe atyre qe jetojne ne Ontarion JugPerendimore, Kanada.
Nga ana tjeter, ne nuk jemi naive, duke patur parasysh menyren si funksionojne dhe kane funksionuar gjerat ne Shqiperi ne 80-35-13 vitet e fundit, ku vendimet merren ne funksion te pushtetit partiak e personal.
Gjithsesi nje gje duhet te jete e qarte per qeverite e cdo radhe dhe kohe ne Shqiperi, diaspora ne Michigan dhe ajo ne Shtetet e Bashkuara, ka kapacitet qe ta thote fjalen e saj ne institucionet e ketij vendi, pikerisht atje ku merren vendimet. Koha kur diaspora perdorej per dekor nga partite politike ne Shqiperi, ka perenduar njehere e pergjithmone. Sikunder ka mbaruar edhe koha e emisareve politike qe na vizitonin, buzeqeshnin, darkonin, hotelizoheshin, na e benin me dore nga dritarja e avionit dhe shkonin mbrapsht per te deklaruar “perkrahjen” e diaspores tek shefat e tyre.
Pikerisht dhe VETEM per kete, BESO TE DIASPORA do jete prezent ne salle ne takimin e neserm per te kerkuar PUBLIKISHT, hapjen e konsullates shqiptare ne Detroit. Ne cdo rast tjeter, do ishim jashte duke protestuar, sikunder po ben rinia shqiptare prej 100 e me shume ditesh. Por ne besojme qe ndryshimi fillon me hapjen e kesaj konsullate. Hapja e saj do krijoje mundesine, qe komuniteti yne te kete forcen per ta thene fjalen e tij drejtperdrejt dhe per te vendosur vete, drejtimin qe duhet te ndjeke atdheu.
Nje fakt gjithmone duhet kujtuar; korifejte e shtetformimit shqiptar Gjergj Kastrioti, Abdyl Frasheri, Ismail Qemali, jane nisur nga diaspora per ta nxjerre nga balta atdheun e shqiponjave, dhe duke ju referuar cfare ka shkruar dikur Mark Twain mund te themi: “historia mund te mos perseritet, por gjithmone rimon”.
Ne jemi shpreseplote qe diaspora shqiptare kudo qe ndodhet, se bashku me vellezerit dhe motrat tone ne atdhe ka kapacitetin per ta ndryshuar fatin e Shqiperise ne rrugen dhe drejtimin e duhur, prandaj le te BESOJME TE DIASPORA!
Me poshte teksti i kerkeses, per hapjen e konsullates shqiptare me sherbim te plote, ne Detroit, Michigan.
——————————————————————
BESO TE DIASPORA
2800 Livernois Rd, Suite 204
Troy, Michigan 48083
UNITED STATES OF AMERICA
DREJTUAR: MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë, Shqipëri
LËNDA: KËRKESË PËR HAPJEN E KOSULLATËS SË REPUBLIKËS TË
SHQIPËRISË, NË ZONËN METROPOLITANE TË DETROIT, MICHIGAN,
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
PËRMBAJTJA:
I) Kërkesa zyrtare
II) Deklarata e Konsullit të Nderit (Shtojca A)
III) Deklaratat e Komuniteteve Fetare (Shtojca 😎
IV) Deklaratat e Shoqatave të Komunitetit (Shtojca C)
V) Deklaratat e Bizneseve Shqiptaro-Amerikane (Shtojca D)
VI) Nënshkrimet e Peticionit (Shtojca E)
——————————————————————-
11 Shtator 2026
Lënda: Kërkesë për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në zonën Metropolitane të Detroit, Michigan, USA
Drejtuar: z. Ferit Hoxha – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Bulevardi Zhan D’Ark 63,
1017 Tirana, ALBANIA
cc: z. Bajram Begaj – President i Republikës së Shqipërisë
cc: z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
cc: z. Ervin Bushati – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në SHBA cc: znj. Ina Zhupa & z. Erion Malaj – Kryetare / zv. Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme
Paraqitur nga: BESO TE DIASPORA
2800 Livernois Rd, Suite 204
Troy, Michigan 48083
UNITED STATES OF AMERICA
Email: hello@besotediaspora.org; Ph: +1(586) 596-5319
 
Organizata BESO TE DIASPORA, me përkrahjen e masës së gjerë të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, institucioneve fetare, fondeve bamirëse, shoqatave, klubeve kulturore, grupeve të interesit dhe të biznesit, ndërmerr dhe paraqet këtë kërkesë zyrtare për hapjen e një konsullate me shërbim të plotë të Republikës së Shqipërisë në zonën metropolitane të Detroit, Michigan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shteti i Michiganit është vendndodhja e komunitetit shqiptar të dytë nga madhësia – pas atij të New York – por mungojnë shërbimet bazë konsullore. Për rrjedhojë, zyra e konsullit të nderit përballohet me një numer të lartë kërkesash për pasaporta, karta identiteti, leje kalimi, ndihmesë funerale apo shërbime te tjera civile. Pamundësia për zgjidhjen e tyre shkakton një cikël të vazhdueshëm vështirësish për anëtarët e komunitetit, të cilët duhet të bëjnë sakrifica të kushtueshme dhe të panevojshme, për të ruajtur lidhjen normale me atdheun e tyre.
Ndër breza, shqiptarët që jetojnë në rajonin e Perëndimit të Mesëm (Midwest) të Shteteve të Bashkuara, ku përfshihen shtetet Michigan, Illinois, Wisconsin, Ohio, Missouri, Indiana, Minnesota etc. sikundër dhe ata me vendbanim të përhershëm në Ontarion Jugperëndimore, Kanada, janë pjesëtarë të frytshëm, të devotshëm dhe të nderuar të komuniteteve përkatëse. Kontributi ynë shtrihet në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, arsimore, kulturore, duke lënë gjurmë të dallueshme dhe pozitive në funksionimin e mekanizmit shoqëror. Sipas të dhënave zyrtare në shtetet e sipërpërmendur numërohen rreth 55,379 qytetarë me origjinë shqiptare, 50% e të cilëve ose 27,466, me banim në shtetin e Michiganit. Në realitet, sipas shifrave jozyrtare, vetëm në Michigan numri i popullsisë shqiptare mendohet të jetë rreth 200,000 banorë.
Një popullsi e tillë kaq vitale, nevojën e pranisë së një konsullate shqiptare me shërbim të plotë e ka ndjerë kaherit, dhe hapja e një zyre të tillë duhej të ishte realizuar vite e ndoshta dekada më parë. Gjithsesi, qëllimi ynë nuk është rishkrimi i historive retrospektive, por shikimi përpara për t’i dhënë një zgjidhje shteruese këtij problemi. Më mirë vonë se kurrë, thuhet në gjuhën tonë të bukur, dhe kjo është koha që atdheu yne të qëndrojë pranë bijve e bijave të tij, në mbështetje të kësaj diaspore në lulëzim.
Në kuptimin praktik, hapja e një konsullate të tillë në Detroit do realizonte:
1)Fuqizimin e lidhjeve me diasporën dhe identitetit të patjetërsueshëm kombëtar të saj përmes programeve kulturore e arsimore.
2)Urën lidhëse për nivele më të larta bashkëpunimi, duke promovuar tregtinë, kulturën, turizmin dhe investimet midis këtij rajoni vital ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
3)Lehtësinë për nevojat bazë si pasaporta, karta identiteti, leje kalimi, raste mortore, legalizime, regjistrime etj., pa pasur nevojë për udhëtime të kushtueshme dhe të lodhshme në New York ose Washington, D.C.
4)Asistencën për çështje që kërkojnë veprim të menjëhershëm si në rastin e fatkeqësive familjare, problemeve shëndetësore, apo çdo lloj ndihme tjetër emergjente.
5)Përcaktimin e Detroit, si pikë qendrore dhe lehtësisht të arritshme, nga të gjithë nënshtetasit shqiptarë që jetojnë në zonën e Perëndimit të Mesëm.
Ne i mirëkuptojmë vështirësitë reale për të realizuar hapjen e një konsullate. Megjithatë, gjykojmë dhe jemi të bindur që në planin afatgjatë përfitimi i shtetit shqiptar do e tejkalojë shumëfish investimin që bën të mundur realizimi i një projekti të tillë. Në kuptimin më të plotë dhe të mirëfilltë të fjalës, komunitetet tona posedojnë fuqi te admirueshme ekonomike, sociale dhe elektorale në shtetet e tyre respektive, dhe mbi të gjitha potenciali ynë i përbashkët ofron dhe projekton një kontribut të njohur dhe domethënës në institucionet demokratike dhe qeverisëse të shtetit federal Amerikan.
Leksioni i gjith’hershëm, antik dhe modern, që ofron historia e shoqërive demokratike ka si koncept themelor përcaktimin e shtetit si mjet me anë të cilit qytetarët shërbehen. Do ishte i mençur, vetëtregues dhe i patjetërsueshëm miratimi i hapjes se kësaj konsullate në vitin e përvjetorit të 250-të të pavarësisë së kombit te madh Amerikan. Sepse, vizioni Linkolnian i qeverisjes në dobi “të popullit, prej popullit dhe për popullin” duhet të bëhet përfundimisht i prekshëm edhe për këtë pjesë shumë atdhetare të diasporës shqiptare.
Duke ju falenderuar për vëmendjen dhe kohën tuaj, me respekt i kërkojmë Ministrit të na japë një përgjigje zyrtare brënda 45 ditëve nga data e marrjes së kësaj korrespondence.
 
BESO TE DIASPORA – Bordi Drejtues
Altin Zaloshnja M.Ed. – Kryetar
Roan Isaku M.Arch. – Sekretar
Gentian Metko MD – Nenkryetar
Oltion Kadiu BBA – Financier
Elvira Shkembi M.Ed. – Anetare Bordi
Mikael Dvorani MBA – Anetar Bordi
Ilir Ademaj MPA – Anetar Bordi
Admir Becka B.A. – Anetar Bordi
Arjan Hysa MSA – Anetar Bordi
Eris Cali MBA – Anetar Bordi
Drini Godo B.S.E.E. – Anetar Bordi
Artan Gllavata M. Sc. – Anetar Bordi