Beyonce refuzon ta takojë vëllain e saj 14-vjeçar

Ylli i muzikës pop, Beyonce, nuk ka krijuar asnjëherë marrëdhënie me të vëllain e saj nga babai, Nixon Knowles.

Nixon, 14-vjeçar, është djali i babait të Beyonces, Matthew Knowles, i lindur në kohën kur ai ishte ende i martuar me nënën e këngëtares, Tina Knowles-Lawson.

Matthew ka edhe një vajzë të vogël të lindur jashtë martese.

Beyonce nuk është përpjekur asnjëherë ta ndihmojë financiarisht të vëllain e saj më të vogël dhe madje se refuzon edhe ta takojë.

“Ajo është një miliardere dhe sapo e ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni, dhjetë milje larg shtëpisë sonë. Por jo, nuk ka pasur asnjë kontakt”, ka thënë e ëma e Nixon. Alexandra.

“Shqetësimi im kryesor ishte të merresha me një fëmijë që pyet ‘Pse nuk më do ky person?’. Ulem në banjë dhe qaj ndonjëherë sepse nuk di si ta ndihmoj të jetë vetvetja”, ka thënë ajo.

Sipas “The Sun”, Alexandra shpërthen dhe qan duke dëgjuar këngën e Beyonces “Ring Off”, e cila tregon historinë e pabesive të babait të saj, Matthew.

“Nëse e dëgjoni ‘Ring Off’, kjo është historia”, ka thënë Alexandra, 52-vjeçare.

Pas ndarjes nga Matthew, në vitin 2014, nëna e Nixon, Alexandra, është përballur me shumë vështirësi ekonomike. Ajo me djalin e saj kanë jetuar në një shtëpi mobile me 2 dhoma derisa mikja e saj e ngushtë, aktorja Char Jackson, i ka marrë në shtëpinë e saj, ku kanë jetuar deri në vitin 2017, kur Alexandra ka qenë në gjendje të merrte me qira një apartament. Në fillim të këtij viti, ajo dhe djali i saj, Nixon, u vendosën në një shtëpi me pesë dhoma gjumi, në periferi të Los Anxhelosit.

Megjithatë, ajo është ende e trishtuar që Nixon nuk arritit ta takojë kurrë motrën e tij, Beyoncen.

“Unë i them atij fama nuk është e barabartë me lumturinë, kështu që kurrë mos lakmo atë që e ka dikush tjetër. Por, është e vështirë të shohësh njerëz që jetojnë si miliarderë. Çfarë po mendon ky fëmijë kur unë jam duke punuar 16 orë ditë për të paguar faturat? Si ndihet?”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ajo ka thënë se për këtë nuk e fajëson Beyoncrn.

“Mendoj se Beyonce është një person i mrekullueshëm dhe nuk ka bërë kurrë asgjë për të më lënduar”, ka përfunduar Alexandra.

(r.m.)