Biberaj: Sami Repishti nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte

Uashingtron, 27 nëntor 2024 – Ish-shefi i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, ka shprehur konsideratat më të larta për intelektualin dhe artdhetarin e madh shqiptar, Profesor Sami Repishtin, i cili ndërroi jetë të mërkurën, në moshën 99 vjeçare.

Biberaj ka thënë se Profesor Repishti ka qenë një person i jashtëzakonshëm dhe një patriot shqiptar i vërtetë që nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte.

“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse për privilegjin që e kam njohur. Për më shumë se gjysmë shekulli, ne mbajtëm kontakte të rregullta dhe punuam ngushtë për çështjet shqiptare – një kauzë shumë e dashur për të dy ne. Profesor Repishti ishte një person i jashtëzakonshëm – fener i shpresës, dhembshurisë dhe njerëzimit. Një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, dhe një studiues i kryer, ai ishte një njeri me parime, i cili nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte”, ka thënë Biberaj në një prononcim për Zërin e Amerikës.

“Bashkësia shqiptaro-amerikane ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Vepra e tij do te vazhdojë të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë”, ka theksuar Biberaj.

(r.m.)

Comment

*