Bislimi thotë se çështja e licencimit të mjekëve nga Lugina do të zgjidhet shpejt

Prishtinë, 4 shtator 2023 – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvenin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ai është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ku kanë diskutuar për pozitën e vështirë dhe diskriminuese të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka shkruar në Facebook se z. Bislimin e ka njoftuar për katër propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave në Serbi, të cilat Parlamenti i Serbisë i ka lënë jashtë rendit të ditës, pwr shkak s refuzon t’i trajtojë.

“Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat. Gjithashtu, falënderova Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon. Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar Kamberi.

(r.m.)