Bislimi: Kosova do të jetë pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250 vjetorit të SHBA-ve

Uashington, 24 mars 2026 – Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova është përfshirë në programin zyrtar të shënimit të 250 vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai ka theksuar se Kosova është vendi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëhet pjesë e programit zyrtar të këtij këtij përvjetori jubilar.

Bislimi e ka cilësuar këtë si “moment historik” për Kosovën.

“Ky është një moment historik që e vendos Kosovën në agjendën zyrtare shtetërore të jubileut të 250-vjetorit të Amerikës — një dëshmi e lidhjes sonë të veçantë me vendin e lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Bislimi ka bërë të ditur se në programin zyrtar të shënimit të 250 vjetorit të SHBA-së Kosovën do ta përfaqësojë projekti “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, të cilin e drejton ai.

“Përmes një serie aktivitetesh madhore kulturore, diplomatike dhe edukative, ky projekt do të rrëfejë historinë e frymëzimit që Kosova ka marrë nga Amerika, do forcojë miqësinë dhe partneritetin strategjik Kosovë–ShBA, do promovojë vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit duke e vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare gjatë këtij jubileu global”, ka shkruar ai.

Bahkëkryetarë nderi të Komisionit Shtetëror për Shënimin e 250-vjetorit të SHBA-së janë ish Presidentët George W. Bush dhe Barack Obama.

Postimi i plotë i Bislimit:

Miq,

Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe për miqësinë tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  

Kosova bëhet vendi i parë jashtë SHBA-së, pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250 vjetorit të SHBA-ve.

Me krenari të jashtëzakonshme, në këtë ditë që përkon edhe me përvjetorin e interveninit të NATO-s në Kosovë, dua të ndaj me ju se projekti ynë “America Inspires Freedom – The Kosovo Story” tashmë është program zyrtar, i njohur nga Komisioni Shtetëror për Shënimin e 250-vjetorit të ShBA, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me America250.

Ky është një moment historik që e vendos Kosovën në agjendën zyrtare shtetërore të jubileut të 250-vjetorit të Amerikës — një dëshmi e lidhjes sonë të veçantë me vendin e lirisë dhe demokracisë.

Përmes një serie aktivitetesh madhore kulturore, diplomatike dhe edukative, ky projekt do të rrëfejë historinë e frymëzimit që Kosova ka marrë nga Amerika, do forcojë miqësinë dhe partneritetin strategjik Kosovë–ShBA, do promovojë vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit duke e vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare gjatë këtij jubileu global.

“America Inspires Freedom – The Kosovo Story” nuk është vetëm një projekt, që kam nderin ta udhëheq–

Është mirënjohje, është histori, është partneritet, dhe e ardhme e përbashkët.

Në ditët në vijim do ndajmë detajet e projektit, anëtarët e bordit të projektit (personalitete të shquara të kauzës kombëtare), dhe komunat kyçe në të cilat do mbahet aktivitetet kryesore të projektit!

Kosova krenare, përkrah Amerikës — gjithmonë.   

#America250 #KosovoStory #MiqësiPërjetë #DiplomaciPublike

(r.m.)