Blinken: SHBA do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe në lufën kundër korrupsionit

Tiranë, 15 shkurt 2024 – Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja e mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE si edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Blinken e ka thën këtë në një status në platformën X, pas përfundimit të vizitës së tij në Shqipëri.

Ai ka treguar se me kryeministrin Edi Rama ka biseduar edhe për forcimin e stabilitetit rajonal, për mbrojtjen kibernetike dhe për reformën në sistemin gjyqësor.

 “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin Edi Rama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, ka shkruar Blinken.

(r.m.)