Blinken: Të bashkuar në thirrjet drejtuar Rusisë që të ndalojë përshkallëzimin në Ukrainë

Tiranë, 13 shkurt 2022 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri e ka publikuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me bisedimet që Blinken ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë bisedës Blniken ka deklaruar se SHBA dhe NATO janë të bashkuar në thirrjet drejtuar Rusisë që të ndalojë përshkallëzimin dhe të angazhohet për zgjidhje mediplomaci të situatës në Ukrainë.

“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbi punën tonë për të nxitur sigurinë transatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, të publikuar nga ambasada samerikane në Tiranë.

(r.m.)