Bloomberg: Rusia është “pak orë” para bankrotit teknik

Nju Jork, 26 qershor 2022 – Agjencia amerikane “Bloombberg” paralajmëron se Rusia është vetëm “pak orë” para bankrotit teknik, për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi. Ajo kujton se të dielën Rusisë i skadon afati për pagimin e borxhit të jashtëm prej rreth 100 milionë dollarësh, të cilin ajo nuk  mund ta paguajë .

“Bloomberg” shkruan se kjo është hera e parë prej vitit 1918 që Rusia gjendet në situatë që të mos mund t’i paguajë borxhet e saj, por shpjegon se Rusia “ka vullnet dhe mjete për të paguar detyrimet e saj, por nuk mund ta bëjë këtë”, për shkak të sanksioneve.

Rusia nuk mund të bë pagesa për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk ia rinovuan licencën shërbimit të borxhit të jashtëm të Rusisë, muajin e kaluar.

Pak ditë më parë, Ministria e Financave e Rusisë tha se do të vazhdojë t’i përmbushë detyrimet ndaj kreditorëve të huaj, duke paguar në rubla.

“Bloomberg” shkruan se Rusia nuk do ta pranojë zyrtarisht se nuk është në gjendje të paguajë detyrimet e saj, por investitorët, nëse nuk i marrin paratë e tyre deri më 27 qershor, do të aktivizojnë klauzolat e kontratave.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se është e mundur të gjendet një mënyrë për të shpallur bankrotimin teknik të Rusisë, por ka theksuar se kjo nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit.

(r.m.)