Në rresht të parë shohin Donald Trump, Elon Musk dhe elita e re politike republikane
Në garat e turneut UFC309 ka dalë fitues edhe një boksier shqiptar, Ramiz Brahimaj, i cili ka mposhtur me nokaut amerikanin Micky Gall.
Fitorja e tij ka entuziasmuar drejtuesin e turneut Joe Rogan, që ka podkastin më popullor në botë me mbi 18 milionë dëgjues.
Ramizi pas metçit ka vënë në ring plisin e bardhë të gjyshit, historia e të cilit e ka bërë për vetë Joe Roganin, që pastaj e ka marrë dhe vënë në kokë plisin.
E gjitha kjo ka ndodhur ndërkohë që në rreshtin e parë të ringut, ishin të ulur Donald Trump, Elon Musk, Mike Johnson, kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan, RFK Jr., Tulsi Gabbard, e drejtues te tjere te qeverisesve te ardhshem te SHBA-së
Garat u mbajtën në arenën gjigande Madison Square garden në New York City përpara gati 20,000 spektatorëve ndërkohë që gati dy milionë teleshikues ndiqnin garat.
Trokisni në këtë lidhëz për të parë momentin e shpalljes së fitores. (Ruben Avxhiu)