Borrell: Kosova e Serbia bënë një hap simbolik drejt themelimit të Asociacionit

Bruksel, 2 maj 2023 – Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia bënë një hap pozitiv me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës dhe me fillimin e negociatave për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Borrell e bëri këtë deklaratë pas takimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

“… palët bënë një hap të rëndësishëm simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë. Ekipi Menaxhues, i përbërë nga serbët e Kosovës, më në fund prenzatoi për palët draftin e pare. Nuk është i fundit. Është pikë fillimi. Është në vijë me nenin 7 të Marrëveshjes së re. Prezantimi i draftit e bën pjesë të rëndësishme të takimit. E përshëndes faktin që drafti është ofruar”, tha ai.

Borrell tha palëtkanë shprehur pikëpamje të ndryshme për Asociacionit dhe shtoi se ai as nuk papritur të ndodhte ndryshe. Ai e vlerësoi si hap pozitiv pajtimin e palëve që të fillojnë negociatat për Asociacionin.

“Siç pritej, pikëpamjet e palëve janë dukshëm larg natyrës se si duhet të jetë Asociacioni. Nuk prisja diçka tjetër. E dija që palët kanë pikëpamje të ndryshme për natyrën e Asociacionit. Por, edhe nëse nuk janë pajtuar, janë pajtuar të fillojnë negociatat për Asociacionin. në të ardhmen e afërt, duke e marrë këtë draftin e parë si hapin e parë të diskutimit”, u shpreh Borrell.

Ai u bëri thirrje palëve për “kompromis” dhe shtoi se procesi i formimit të Asociacionit duhet të ketë pikënisje marrëveshjet e kaluara mes palëve dhe modelet më të mira evropiane. 

“U bëj thirrje të dyja palëve që të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive e në frymë të mirë dhe të jenë të gatshëm për kompromis. Procesi duhet të drejtohet nga marrëveshjet e kaluara në dialog e të inspirohet nga praktikat e mira dhe modelet e mira në Evropë. Kem shumë raste të asociacioneve, natyra të shumta. Në çdo shtet gjen modele që do të shqyrtohen gjatë negociatave. Do të lehtësojmë procesin për të arritur marrëveshje finale, duke folluar nga drafti i prezantuar sot”, tha ai.

Borrell tha se në takim me Kurtin e Vuçiqin ka shprehur shqetësimin për situatën në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha se pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet lokale tregon se ato zgjedhje nuk kanë dhënë zgjidhje afatgjate.

“Shpreha brengën e madhe sa i përket gjendes në veri pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të daljes në zgjedhje. Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate. Ndoshta është e kundërta, kanë potencial të çojnë drejt përshkallëzimit dhe të minojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Borrell.

Ai u bëri thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje e cila mundëson kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës në pjesën veriore të vendit, të cilat ata i braktisën në nëntor të vitit të kaluar.

“Për fat të keq ata nuk arritën asnjë marrëveshje për këtë çështje dhe kam frikë se mund të përballemi me situatë të keqe”, tha Borrell.

(r.m.)