Pragë, 8 gusht 2025 – Miratimi i plani të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Nenatyahu, për “marrjen nën kontroll” të qytetit të Gazës ka hasur në kritika të ashpra të grupit radikal palestinez, Hamas.
“Planet e Netanyahut për përshkallëzimin e agresionit konfirmojnë dëshirën e tij për t’i hequr qafe pengjet dhe për t’i sakrifikuar për interesat e tij personale dhe të agjendës ideologjikisht ekstreme”, ka thënë ky grup, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Plani i Izraelit për “marrjen nën kontroll” të qytetit të Gazës është pritur me kritika edhe anembanë botës
Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha se marrja e kontrollit të plotë të Gazës do të shkaktojë më shumë vdekje dhe vuajtje dhe kërkoi që Izraeli të tërhiqet nga ky plan.
Turk tha se plani është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që thotë se Izraeli duhet t’i japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur okupimit të tij, të pajtohet për zgjidhjen me dy shtete dhe të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.
“Në vend se të intensifikojë luftën, Qeveria izraelite duhet të përqendrojë të gjitha përpjekjet te shpëtimi i jetës së civilëve në Gazë, duke lejuar dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare. Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha Turk, citon Radio Evropa e Lirë.
Ndwrkaq, Mbretëria e Bashkuar i bëri thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin pwr për marrjen nwn kontroll tw qytetit të Gazës, tw cilin e cilësoi si vendim “të gabuar”.
“Ky veprim nuk do të sjellë asgjë për përfundimin e kësaj lufte dhe as nuk do të ndihmojë në lirimin e pengjeve”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.
Ai tha se ky plan “do të sjellë më shumë gjakderdhje” dhe shtoi se mesazhi i shtetit të tij është i qartë: “është e mundur të arrihet një zgjidhje diplomatike, por palët duhet të heqin dorë nga rruga e shkatërrimit”.
Turqia, e cila e kritikuar vazhdimisht ofensivën izraelite në Gazë, e dënoi gjithashtu planin e Izraelit për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës. Ministria e Jashtme e Turqisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që “të veprojë menjëherë në ndalimin e këtij plani”. Ajo theksoi se Izraeli “duhet të pajtohet për një armëpushim në Gazë dhe të nisë negociatat për një zgjidhje me dy shtete”.
Edhe Kina ka shprehur “shqetësime serioze” lidhur me planin e Netanyahut, duke bërë thirrje për “ndërpreje të menjëhershme të këtyre veprimeve të rrezikshme”.
“Gaza i përket palestinezëve dhe është pjesë e pandashme e territoreve palestineze”, tha Ministria e Jashtme e Kinws.
Ajo theksoi se mënyra e duhur për lehtësimin e krizës humanitare në Gazë dhe për lirimin e pengjeve është “arritja e menjëhershme e një armëpushimi”.
Zyra e Netanyahut tha të premten se shumica e kabinetit të sigurisë i ka miratuar “pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatimin e Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës nga Izraeli; krijimin e një administrate alternative civile që nuk do të jetë as Hamasi e as Autoriteti Palestinez”.
Zyra e Netanyahut tha të premten se shumica e kabinetit të sigurisë i ka miratuar “pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatimin e Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës nga Izraeli; krijimin e një administrate alternative civile që nuk do të jetë as Hamasi e as Autoriteti Palestinez”.
Të enjten, para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë, Netanyahu tha se Izraeli planifikon ta marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon ta qeverisë këtë territor.
Netanyahu i tha medias amerikane Fox News se qeveria e tij synon të krijojë një “perimetër sigurie” e pastaj t’ia dorëzojë kontrollin në territorin palestinez “forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa na kërcënuar dhe duke u ofruar palestinezëve në Gazë një jetë të mirë”.
(r.m.)