Londër, 2 qershor 2022 – Britania thotë se do të dërgojë në Ukrainë sisteme të sofistikuara raketash me rreze të mesme veprimi, në një lëvizje të koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania e Madhe do të dërgojë një numër të paspecifikuar raketa-hedhësish M270, të cilët mund të dërgojnë raketa të drejtuara me saktësi deri në 80 kilometra.
Britania thotë se vendimi është koordinuar ngushtë me një vendim të SHBA-së për dërgimin e sistemeve raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë në Ukrainë. Të dy sistemet e raketave janë të ngjashme, megjithëse ai amerikan është i lëvizshëm me rrota, ndërsa ai britanik – gjithashtu i ndërtuar në SHBA – funksionon në shina.
Britania thotë se trupat ukrainase do të stërviten në Mbretërinë e Bashkuar për të përdorur pajisjet.
Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të dërgojnë raketa me rreze më të gjatë veprimi për ta ndihmuar atë të kundërshtojë sulmet e artilerisë ruse në rajonin lindor të Donbasit, në qendër të ofensivës së Moskës.
SHBA tha se Ukraina ka premtuar të mos lëshojnë raketa në Rusi. Por Rusia akuzoi Uashingtonin se “i hodhi benzinë zjarrit” në konflikt.
(Zëri i Amerikës)