Britania e mirëpret vendimin e PZAP-së për miratimin e listës së deputetëve të Listës Serbe

Prishtinë, 3 shkurt 2026 – Ambasada Britanike në Kosovë, pas vendimit të PZAP-së për miratimin e listës së deputetëve të zgjedhur të Listës Serbe.

Në një reagim në Facebook, Ambasada britanike ka thënë se pret që deputetët e zgjedhur të kësaj partie ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe tiu shërbejnë qytetarëve që i kanë votuar. Ajo ka thënë gjithashtu se i inkurajon të gjitha institucionet që ta respektojnë këtë vendim të PZAP-së.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë. Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore”, thuhet në reagim.

Të martën, PZAP-ja e aprovoi ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe të kandidatëve të saj. PZAP-ja ka thënë se ankesa e Listës Serbe është e bazuar.

Më 31 janar, KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. KQZ i miratoi listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, përveç atyre të Listës Serbe. Për miratimin e listës së kandidatëve të kësaj partie votuan vetëm tre anëtarë të KQZ-së. Dy anëtarë – të dy të Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër, ndërsa anëtarët tjerë abstenuan nga votimi.

Ky vendimi i KQZ-së u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian.

(r.m.)

Comment

*