Britania: Politikanët e Kosovës të punojnë bashkë në krijimin e institucioneve funksionale

Prishtinë, 8 gusht 2026 – Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e këtij shteti në Kosovë, përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, ka shprehur keqardhje që Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë plotësisht funksional për më shumë se dy vjet. Ajo ka thënë se përgjegjës për këtë situatë janë politikanët.

“Përgjegjës për këtë janë politikanët e Kosovës dhe jo sistemi”, ka thënë ambasada britanike.

 Ajo u ka bërë thirrje politikanëve që “urgjentisht” të bashkëpunojnë për zgjidhjen me dialog të ngërçit politik dhe krijimin e institucione të qëndrueshme e funksionale të Kosovës.

“Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, ka thënë ambasada britanike.

Deklarata e plotë e ambasadës britanike në Kosovë:

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Dy vitet e fundit Kosova ka qenë shumë gjatë pa parlament plotësisht funksional. Përgjegjës për këtë janë politikanët e Kosovës dhe jo sistemi. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare.

(r.m.)