Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Luksemburg, 21 tetor 2025 – Bullgaria sinjalizoi se do të lejojë që përmes hapësirës së saj ajrore të fluturojë aeroplani i presidentit rus Vladimir Putin drejt Budapestit, ku do të zvhillohet takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes dhe nëse kusht për këtë është që të ketë takim, atëherë është elogjikshme të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës”, ka thënë ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, para takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg.

Një itinerar i mundshëm i fluturimit nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgarinë dhe mbi Serbinë. Itinerare të tjera të mundshme janë në veri përmes Bjellorusisë dhe Polonisë ose Detit Baltik, Gjermanisë dhe Çekisë.

Hapësira ajrore e Bullgarisë, si vend anëtar i BE-së, është e mbyllur për avionët rusë pas fillimit të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës.

Trump e Putin kanë rënë dakord për takimin, gjatës bisedës së tyre me telefon, të zhvilluar të enjten që shkoi.

Pas bisedës me Putinin, Trump ka deklaruar se me kreun e Kremlinit do të takohet së shpejti në kryeqytetin hungarez, Budapest, Por data e takimit nuk është përcaktuar ende.

(r.m.)