Prishtinë, 9 shkurt 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i certifikoi të hënën, më 9 shkurt 2026, rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Për certifikimin votuan 11 anëtarë të KQZ-së të të gjitha subjekteve politike, përfshirë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë votuar kundër certifikimit të listës së kandidatëve të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë. Por, ata, edhepse votuan për certifikimin e rezultateve, thanë se vazhdojnë kë kenë rezerva lidhur me Listën Serbe dhe kërkuan që institucionet e drejtësisë të.
“Të gjitha rezervat të cilat i kemi pasur për Listën Serbe do t’i kemi”, tha Sami Kurteshi.
Ndërkaq, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka kërkuar që organet e drejtësisë t’I zgjidhin të gjitha çështjet lidhur me subjektet politike dhe me kandidatët para se ato të arrijnë në KQZ.
“Kërkojmë prej organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe të ndjekin secilin veç e veç e këto raste të mos vijnë të servohen në tavolinën e mbledhjeve të KQZ-së”, tha ai.
Në këtë mbledhje KQZ u bëri thirrje subjekteve politike për plotësime dhe ndryshime të Ligjit për Zgjedhjet. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike që në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të ndryshimeve të këtij ligji të përfshihet edhe KQZ-ja.
Votimi për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve u bë pasi Gjykata Supreme i refuzoi sit ë pabazuara të gjashtë ankesat e subjekteve politike dhe të kandidatëve për procesin zgjedhor dhe për procesin e numërimit të votave.
Me certifikimin e rezultateve iu hap rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ishte partia më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ajo do t’i ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Forcë e dytë politike në Kuven do të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila i ka fituar 22 ulëse, forcë e tretë do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 ulëse.
Pas tyre renditen: Lista Serbe, e cila i ka fituar 9 nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serbe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6 ulëse dhe Partia Turke Demokratike e Kosovës me dy ulëse . Nga një përfaqësues në Kuvend do ta kenë partitë e komuniteve jushumicë: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, VAKAT, Unioni Social Demokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Partia e Bashkuar Gorane.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit u vonua për shkak se KQZ urdhëroi rinumërim e të gjitha votave, pas konstatimit të mospërputhjeve të numrit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Rinumërimi nxori në pah dyshime serioze për manipulime me numrin e votave të kandidatëve brenda subjekteve politike, gjë që çoi në arrestimin e procesimin e dhjetëra kryesuesve të qendrave të numërimit, komisionerëve dhe ëzhguesve të subjekteve politike në disa komuna të Kosovës.
(r.m.)