Çështje të Emigracionit: Mbrojtja e emigrantëve nga praktikat e padrejta të punësimit

Për ju Avokati Kieran Both ([email protected])

Avokati Kieran Both

Zyra e Zyrtarit Kryesor të Dëgjimit Administrativ (OCAHO) mbikëqyr gjykatësit të cilët trajtojnë çështje që lidhen me ligjet e imigracionit dhe punësimin e imigrantëve. Këto raste përfshijnë çështje si punësimi i njerëzve pa autorizim pune, praktikat e padrejta të punësimit, dhe mashtrimi me dokumente.

Ankesat mund të paraqiten nga qeveria ose individët privatë. Në thelb, OCAHO siguron që ligjet e punësimit të lidhura me imigracionin të zbatohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur.

Ai ka autoritet mbi çështje të tilla si:

Sanksionet e punëdhënësit: Punësimi, rekrutimi ose referimi për punësim për një tarifë i njerëzve për të cilët je në dijeni se janë të paautorizuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara, ose vazhdimi i mbajtjes në punë i njerëzve të paautorizuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara, mospërmbushja e kërkesave të verifikimit të të drejtës së punësimit si dhe kërkimi i obligacioneve të dëmshpërblimit nga punonjësit në kundërshtim me seksionin 274A të Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë;

Praktikat e padrejta të punësimit të lidhura me imigracionin, të tilla si: Diskriminimi në punësimin apo shkarkimin apo hakmarrja ndaj një individi për shkak të origjinës së tyre kombëtare ose statusit të shtetësisë; Kërkesa për dokumente specifike ose kërkimi i dokumenteve shtesë për të provuar origjinën ose shtetësinë kombëtare të një personi; Shkurajimi i aplikantëve për të kërkuar punë nisur nga origjina ose shtetësia; Mashtrim me dokumente të lidhura me imigracionin.

Zbatimet e më të fundit

Në pesë vitet e fundit, Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka zgjidhur mbi 100 raste që përfshijnë praktika të padrejta punësimi të lidhura me emigracionin. Vetëm në vitin 2022, DD zgjidhi çështjet me mbi 50 punëdhënës që përfshinin praktika punësimi të lidhura me emigracionin. Gjobat e publikuara variojnë nga pak më shumë se 4,000 dollarë deri në 300,000 dollarë, pa numëruar pagat e prapambetura për punëtorët e prekur. Punëdhënësit variojnë nga dyqane ushqimore dhe furra buke deri te kompanitë IT, banka, kompani të sigurimeve, institucione fetare, shitës me pakicë dhe kompani konsulente. Nga punëdhënës të vegjël lokalë deri te marka kombëtare dhe institucione shumë të njohura, si Capital One Bank, Microsoft, KPMG, LLP dhe Edward Jones Investments. Njëzet punëdhënës paguan mbi 1,100,000 dollarë gjoba në vitin 2022, sepse njoftuan për vende pune në platformat e rekrutimit në internet të zyrave të vendosjes në punë në kolegje duke i kufizuar pranimet vetëm për nënshtetas të Shteteve të Bashkuara.

Hetimi i praktikave të padrejta të punësimit të lidhura me imigracionin është qartësisht një synim kryesor në DD. Të gjitha industritë janë objektiva të mundshëm hetimi. Mbrojtja më e mirë kundër këtyre lloje hetimesh është që një avokat të shqyrtojë praktikat tuaja të punësimit dhe metodat e rekrutimit për të siguruar përputhjen me ligjet në fuqi.

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]