Prishtinë, 5 tetor 2026 – Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës.
Projektligji, i cili u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, i parasheh disa ndryshime thelbësore në funksionimin dhe juridiksionin e Speciales.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar ndryshimet kryesore që parashihen:
- Ngushtimi i juridiksionit të Speciales, duke e lidhur atë me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011;
- Ndryshimi i periudhës kohore të juridiksionit, në 1 korrik 1999 – 31 dhjetor 2000;
- Kufizimi i juridiksionit territorial në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës;
- Kufizimi i dënimit maksimal me burgim në 15 vjet;
- Transferimi tek institucionet e Kosovës i rasteve që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të ishin më kompetencë e Dhomave të Specializuara;
- Mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin;
- Mundësia që të dënuarit t’i vuajnë dënimet në Kosovë;
- Mundësia e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
Projektligji parasheh gjithashtu rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.
(r.m.)