Çfarë përmban plani 10-pikësh i Iranit që e mori në konsiderim Donald Trump?

Uashington, 8 prill 2026 – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja e ka marrë nga Irani një plan 10-pikësh për armëpushim afatgjatë.

Trump, pasi është pajtuar për një armëpushim dyjavor, e ka cilësuar si “të realizueshëm” planin iranian, i cili cili iu dorëzua nëpërmjet ndërmjetësve pakistanezë.

Në planin 10 pikësh të Teheranit, i cili është publikuar nga media shtetërore iraniane, Fars, përfshihen disa kushte të cilat SHBA-ja i ka refuzuar në të kaluarën.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars, propozimi i Teheranit përfshin pika që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, me heqjen e sanksioneve globale dhe me armët bërthamore.

Këto janë 10 pikat e planit iranian të paqes:

  1. Tërheqja e trupave amerikane nga rajoni;
    2.    Kontroll i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit;
    3.    Kompensimi i dëmeve të sulmeve ndaj Iranit;
    4.    Tërheqja e sanksioneve ndaj Iranit;
    5.    Lirimi i asteve të ngrira iraniane;
    6.    Zotimi i Iranit që të mos zhvillojë armë bërthamore;
    7.    Pranimi i së drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit;
    8.    Pajtimi i Iranit për traktatet e paqes me vendet e rajonit;
    9.    Ndërprerja e armiqësive të të gjitha grupeve të rezistencës në rajon dhe
    10.  Dispozitat e mbështetura nga një rezolutë e OKB-së.

The Guardian raporton se fraza “pranimi i të drejtës së pasurimit” të uraniumit dhendet vetëm në versionin e publikuar në persisht, por ajo mungon në versionin në gjuhën angleze që iu shpërnda gazetarëve nga diplomatër iranianë.

Donald Trump e ka cilësuar marrëveshjen e armëpushimit dyjavor si “një ditë të madhe për paqen botërore”.

“Irani dëshiron që kjo të ndodhë. Ata kanë pësuar mjaft. Po kështu, kanë pësuar edhe të gjithë të tjerët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

“Ne do të presim të sigurohemi se gjithçka do të shkojë mirë. Ndihem i sigurt se do të shkojë mirë”, ka shtuar ai.

Trump ka thënë se SHBA do të kujdeset për lëvizjen e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Do të ketë shumë veprime pozitive atje”, ka theksuar Trump.

(r.m.)

Comment

*