Tiranë, 30 dhjetor 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e fundvitit foli edhe lidhur me kërkesën e SPAK-ut për pezullimin nga detyra të zëvendës-kryeministres Belinda Balluku dhe lidhur me mbajtjen në paraburgim të Kryetaritt ë Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se kërkesa për pezullimin e Ballukut nga detyra e ministres është skandaloze dhe theksoi se një rast i tillë nuk ka ndodhur kurrë në botë.
““Përpara se të vinte ne Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalishtme një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka”, tha ai.
“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër ‘se duam ne’”, theksoi ai.
Rama tha se pwr kwtw arsye grupi parlamentar i Partisw Socialiste vendosi ta dwrgojw çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese, Edhe në Parlament do të mbanim një qëndrim”, tha ai.
“16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje te shohesh. USB-ja e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë ato”, tha Rama.
Duke e komentuar dosjen e SPAK-ut për Ballukun, Rama tha se mesazhet e dala në media nuk mund të jenë prova.
“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetisë së shtrigave. Mesazhet dhe cdo gjë tjetër që lidhet kush tha çfarë tha janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë. Por parapërfytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen prapësht jetën. Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjera nga ato që ndodhin kështu”, theksoi ai.
Rama e komentoi edhe rastin e paraburgimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si “një rast tipik që pasqyron problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. Ai tha se ende nuk është në dijeni të akuzave konkrete ndaj Veliajt dhe se ky rast ngre shqetësime për mënyrën se si administrohen çështjet e drejtësisë, siç janë rastet e paraburgimit.
“Unë akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë. Korrupsion, në kuptimin e fjalës korrupsion, s’kam parë. Mbase s’e kam parë unë. Di një gjë: që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani ‘grup i strukturuar’, se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët, këta janë tjetër gjë dhe, natyrisht, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur. Pastaj këto rastet e veprave të rënda, kur përfshihet edhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara”, tha ai.
Kryeministri Rama e konsideroi çështjen e paraburgimit si një çështje serioze për drejtësinë.
“Po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxheret mediatike dhe politike, që njërezit nuk i dëgjojnë. Po ju them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës. E thonë shifrat të cilat e kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e tortursë në Këshillin e Evropës për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq. Ne i kemi 4 mijë e 492 qytetarë në burgjet shqiptare. A e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo?”, tha ai.
(r.m.)