Chollet: SHBA-ja mbështet dialogun dhe procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Bruksel, 4 prill 2023 – Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka folur pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në Tëitter, Chollet ka thënë se gjatë takimit është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pos kësaj, ai përmendi përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian.

“U kënaq duke folur me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet.

Lajçak ka pritur në takime të ndara këtë të martë kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Ai ka thënë se tashmë është duke pritur një takim në kuadër të dialogut, në nivel të negociatorëve për të diskutuar për marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve si dhe çështjet aktuale urgjente.

Të martën në Bruksel është planifikuar të zhvillohet edhe takimi i përbashkët i Lajçakut me Bislimin e Petkoviqin.

(Telegrafi)