“City & State”: Një shqiptaro-amerikan mes 100 personaliteteve më të fuqishme, në Staten Island, New York

Një nga klerikët më të njohur shqiptaro-amerikanë është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island (Stejtën Ajllënd), Nju Jork.

Imam Tahir Kukaj u rendit i 60-i në listën e 100 personaliteteve, të përgatitur nga “City & State” (Shteti dhe Qyteti), e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju Jork dhe Pensilvenia.

Ndikimi i shqiptaroamerikanëve në jetën e Nju Jorkut është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit, po ky mund të jetë rasti i parë që një prej tyre është përfshirë në listat e njerëzve më me pushtet.

Imami Kukaj është rritur si figurë bashkë me suksesin e QenRuben Avxhiu drës Shqiptare e Islamike të Kulturës, në Staten Island, ku ka marrë jetë një shkollë e mirë për fëmijët, një qendër e rëndësishme komunitare dhe një xhami për besimtarët myslimanë, kryesisht shqiptarë po edhe të kombësive të tjera.

Mirëpo, përveç kësaj, kleriku i njohur shqiptar ka një veprimtari gati dy dekadash të bashkëpunimit ndërfetar. Në 11 shtator 2011, pata rastin ta ndjek personalisht, kur në Sinagogën e Parkut Lindor, nga më të njohurat në Manhattan, bashkë me Rabain e shquar Arthur Shnajer mbajtën një meshë ndërfetare me rastin e 10-vjetorit të sulmit terrorist mbi Kullat Binjake.

Qendra Kulturore në Staten Island është bërë shpesh vatër koordinimi mes komuniteteve fetare të krishtera, myslimane, hebreje etj për të inkurajuar rritjen e tolerancës ndërfetare e ndërracore, në Staten Island e më tej.

Në shumë nga këto veprimtari janë afruar me interes, kuriozitet e përkrahje Policia e Qytetit, FBI dhe agjensi të tjera të sigurisë që shpesh janë angazhuar me komunitetin mysliman mbarëamerikan për të luftuar terrorizmin po edhe rastet e diskriminimit ndaj myslimanëve.

Plot një vit më parë, ndërsa po zinte fill transporti urban me tragete, një nismë e mbështetur fort nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill deBlasio, Imam Kukaj u përzgjodh nga bashkia për të bërë bekimin e një prej linjave të trageteve që lidhin qytezat e Nju Jorkut me Manhattanin.

Në 2015, u zgjodh në Këshillin e Klerikëve në Nju Jork, që mbledh figurat më të njohura të fesë në metropolin e madh botëror.Këto janë vetëm pak nga rastet e panumërta kur është angazhuar me ligjërata, pjesëmarrje në iftare e konferenca zyrtare të Bashkisë, veprimtare komunitare e ndërkomunitare.

“Udhëheqësi ndërfetar Dr. Tahir Kukiqi ka një karrierë të tërë në ndërtimin e urave mes njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme”, shkruhet në motiva cionin e ‘City & State’. “I lindur në Kosovë, ai erdhi në këtë qytet në 2002 për të drejtuar Shkollën Islamike Mirazh, ku është edhe udhëheqës i studimeve islamike si dhe Qendrën Shqiptare e Islamike të Kulturës ku shërben si zv-president. Një nga programet më premtuese të imamit është Projekti 15-vjeçar, një ditë e përvitshme dialogu mes katolikëve dhe myslimanëve që mbyllet me një darkë”.

Listën e 100 personaliteteve më të fuqishme në Staten Island e kryeson kryebashkiaku aktual Jimmy Oddo, i vetmi republikan, mes 5 kryebashkiakëve të qytezave njujorkeze, po megjithatë përsëri më i afërti me kryebashkiakun demokrat Bill de Blasio.Staten Island është e vetmja nga pesë qytezat që përbëjnë Qytetin e Nju Jorkut, ku republikanët kanë shumicën.

Pa votat e këtij ishulli, ku ka edhe një përqendrim të madh shqiptarësh, nuk do të kishin nisur karrierën e tyre politike figura të qytetit, si kryebashkiakët Rudy Giuliani dhe Michael Bloomberg.“City & State” ka hartuar lista të ngjashme dhe për qytezat e tjera si dhe për Qytetin e Nju Jorkut në tërësi.“Lavdi Zotit për mirësitë e Tij, faleminderit Qendres Islame Kulturore Shqiptare, Komunitetit Shqiptar dhe Komunitetit Amerikan Musliman për përkrahjen e tyre të përhershme”, tha ai. “Dëshiroj të falenderoj dy figura të mëdha të Komunitetit tonë shqiptar, njëkohësisht themelues të QIKSH për përkrahjen e tyre maksimale, Dr. Dhulkarnein Vardar dhe Ferid Bedrolli”. (Ruben Avxhiu)