Çmimi Sakharov i jepet “popullit të guximshëm ukrainas”

Bruksel, 19 tetor 2022 – Parlamenti Evropian (PE) ia ka ndarë Çmimin Sakharov “popullit të guximshëm të Ukrainës” për betejën e tyre kundër pushtimit rus.

PE-ja tha më 19 tetor se çmimi i ndahet “ukrainasve të guximshëm, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky, liderët e tyre të zgjedhur dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”.

“Ky çmim është për ata ukrainas që po luftojnë në terren. Për ata që janë detyruar të largohen. Për ata që kanë humbur familjarët dhe miqtë e tyre. Për të gjithë ata që janë ngritur dhe po luftojnë për atë që besojnë”, tha presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

Çmimi i përvitshëm, i emëruar në nder të fizikanit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov, ndahet nga PE-ja nga viti 1988. Me këtë çmim nderohen individët dhe organizatat që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat fundamentale.

(REL)