Beograd, 24 qershor 2021 – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është i bindur se vendi i tij kurrë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për t’i vënë sanksione Rusisë.
Daçiq e ka quajtur Rusinë vend mik dhe garanci, siç ka thënë ai “për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit në Kosovë”.
Në konferencën “Rusia në Ballkan”, të mbajtur në Beograd, Daçiq ka thënë se Rusia dhe Kina, me përkrahjen që ia japin Serbisë, ia mundësojnë asaj t’u bëjë ballë “presioneve të jashtme”.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të rëndësisë së veçantë. Ato janë në pikën më të lartë që e mbajnë në mend gjeneratat tona”, ka thënë kryekuvendari i Serbisë, përcjell B92.
Daçiq ka thënë se edhe BE-ja është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë, por kjo nuk do të thotë se Serbia duhet t’u bashkohet sanksioneve të BE-së.
Serbia ka refuzuar tash e sa kohë t’i bashkohet Perëndimit për sanksione ndaj Rusisë.
Së fundi, Serbia iu bashkua BE-së vetëm për sanksione ndaj Bjellorusisë, ndonëse disa javë më parë, nga ky javë i kishte marrë donacion katër avionë luftarakë. (r.m.)