Ankara, 8 korrik 2026 – Danimarka u zotua të mërkurën se do ta mbrojë territorin e saj.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha se vendi i saj është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë territorin e Danimarkës, në rast të një sulmi eventual.
“E dëgjova presidentin e SHBA-së dje dhe mendoj se qëndrimi i SHBA-së, për fat të keq, është shumë i qartë për këtë temë. Pozicioni ynë është po aq i qartë sa ka qenë gjatë gjithë kohës: Grenlanda, sigurisht, nuk është në shitje”, tha ajo në Ankara, para fillimit të takimit të udhëheqësve të vendeve të NATO-s.
“Ne jemi shtete sovrane dhe kemi nevojë që të gjithë të respektojnë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë”, shtoi Frederiksen.
Ajo shprehu besimin se Danimarka do të mbështetet edhe tek aleatët e NATO-s, duke respektuar angazhimin për mbrojtjen e njëri-tjetrit.
“Shpresojmë që të gjithë aleatët do të respektojnë të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje”, tha Frederiksen.
Kjo deklaratë vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara duhet ta kontrollojnë Grenlandën. Trump, përveç tjerash, e cilësoi çështjen e Grenlandës si çështje të sigurisë së SHBA-së.
Grenlanda është territor gjysmëautonom i Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s.
(r.m.)