DASH autorizon largimin e personelit diplomatik jo të domosdoshëm nga Izraeli

Uashington, 14 tetor 2023 – Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe degës së saj në Tel Aviv si edhe familjarëve të punonjësve “për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael”.

“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza që të shkojnë në jug në drejtim të pikëkalimit kufitar Rafah me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapjeje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jeni gati për të kaluar pasi nëse vendkalimi hapet mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar.

(Zëri i Amerikës)