Prishtinë, 14 janar 2026 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për pezullimin e lëshimit të të gjitha vizave imigruese të programit të Diversitetit (DV).
Në njoftim thuhet se Departamenti i Shtetit e ka marrë këtë vendim për të marrë kohën dhe masat e nevojshme me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike të Shteteve të Bashkuara.
Në njoftim theksohet se tash për tash nuk ka asnjë informacion të ri lidhur me lotarinë e vizave për vitin 2027.
“Në rast se e keni humbur: Departamenti i Shtetit ka pezulluar lëshimin e të gjitha vizave imigruese të diversitetit. Do të marrim kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka njoftime të reja lidhur me DV-2027”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë afate se kur mund të rishqyrtohet ky vendim.
(r.m.)