DASH: Serbia duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialogun me Kosovën

Uashington, 20 dhjetor 2023 – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është deklaruar lidhur me zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, deklaroi se çdo incident i dhunshëm gjatë zgjedhjeve, duke përfshirë aktet e dhunshme ndaj zyrtarëve zgjedhorë, gazetarëve dhe vëzhguesve, është i papranueshëm dhe theksoi se SHBA-ja do të angazhohet me autoritetet serbe për të siguruar që këto akuza të adresohen.

Miller theksoi nevojën që Serbia të përqendrohet në dialogun rajonal dhe në uljen e tensioneve në rajon. Ai tha se qeveria e re në Beograd duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialogun me fqinjin e saj, Kosovën.

“Ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të depërshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që ka të bëjë me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, për çka jam pyetur shpesh në këtë konferencë”, u shpreh Miller.

Në lidhje me sulmin terrorist të një furmacioni paraushtarak serb në Basnjkë, në pjesën veriore të Kosovës, më 24 shtator, Miller tha se SHBA-të do të mbështesin veprimet “për zbulimin dhe trajtimin e çdo formë të ndërhyrjes në stabilitetin rajonal”.

(r.m.)