DASH: SHBA-ja është e gatshme të mbështesë Kosovën për deversifikimin e furnizimit me energji

Prishtinë, 18 qershor 2026 – Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka cilësuar bashkëpunimin në fushën e energjisë si njërën nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ekonomike të Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë, përfshirë Kosovën.

DASH, në përgjigje me shkrim për TV Dukagjinin, ka thënë se eksporti i energjisë amerikane luan rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës.

“Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë. Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë”, ka thënë DASH.

DASH ka shprehur gatishmërinë e industrisë energjetike në SHBA që të bashkënojë me Qeverinë e Kosovës për të mbështetur deversifikimin e furnizimit me energji.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me industrinë energjetike të SHBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë LNG-në amerikane”, thuhet në përgjigje.

Debati për orientimin energjetik të Kosovës është intensifikuar pas kërkesave amerikane që vendi të lidhet me rrjetin e gazit amerikan. Qeveria e Kosovës ka shprehur preferencë për alternativa të tjera, përfshirë lidhjen me centralin e Vlorës për import të energjisë elektrike, në vend të ndërtimit të një infrastrukture të brendshme për LNG.

(r.m.)